Met Kanani e nisi si tregtar llamarinash, po ndiqej edhe në Shqipëri

Met Kanani e nisi si tregtar llamarinash, po ndiqej edhe në Shqipëri

325
0
Shares

Baroni i drogës që eksportohej në Turqi nga Shqipëria nuk ka qenë person i panjohur për drejtësinë shqiptare. Met Kanani, personi që u arrestua më 20 mars gjatë një operacioni të Policisë turke me 1.1 tonë hashash, po hetohej prej një viti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, shkruan sot Panorama.

Sipas burimeve të gazetës thuhet se Met Kanani po ndiqej njëkohësisht nga policitë e disa vendeve të BE-së, ashtu sikurse edhe nga Turqia, por edhe Policia shqiptare. E megjithatë, prej një viti kur ishte regjistruar procedimi penal, pas një informacioni policor, askush deri më 20 mars nuk kishte rënë në gjurmët e tij.

Oficerët e Hetimit të Narkotikëve dorëzuan dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dosjen hetimore në lidhje me grupin që drejtonte Kanani. Burimet thanë se në dosje ka informacione dhe të dhëna të administruara në formën e akteve hetimore, gjithashtu edhe informacionet e shkëmbyera me Policinë turke gjatë 6 muajve të fundit.

Gjatë një viti që kanë zgjatur hetimet për grupin e “Met Shqiptarit”, janë identifikuar të paktën 10 persona që kanë punuar për të, duke trafikuar sasi të ndryshme kanabisi dhe heroine.

Personi që aktualisht konsiderohet baron droge, “karrierën” e tij e ka nisur si tregtar llamarinash në Fier. Në emër të tij rezulton i regjistruar një biznes që ka si objekt importeksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të lëndëve të ndryshme industriale, hekuri, llamarinë dhe përpunimin e tyre. Së fundmi, ky biznes rezulton i çregjistruar në QKB.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY