Neritan Ceka komenton rreth rikthimit të Berishës

Neritan Ceka komenton rreth rikthimit të Berishës

233
0
Shares

Një ndër drejtuesit e hershëm të PD në fillimvitet ‘90, Neritan Ceka ka komentuar situatën e krijuar brenda kësaj force politike pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në “Neës24”, Ceka thotë se me rëndësi për ringritjen e Partisë Demokratike është mbledhja e të gjithë forcave.

I pyetur nëse rikthimi i Sali Berishës do të ringrinte PD-në, Ceka thotë se sipas tij një lëvizje e tillë nuk duhet të ndodhë, pasi rrezikon që kjo partia të rrëzohet edhe më poshtë. Për këtë ai ka përmendur edhe rastin e zgjedhjeve në Itali, duke bërë një krahasim me rikthimin e Berlusconit.

“Është a-historike kjo nuk ndodh. Unë e kam përshëndetur dorëheqjen e Berishës si një akt qytetar. Rikthimi i tij mund të jetë i rrezikshëm. Është një lloj modeli “Berlusconi” dhe sa herë që kthehet lideri për të rikandiduar në zgjedhje, ai humbet. Kjo mund të ndodhë dhe në Shqipëri. Ndaj nuk e mendoj këtë si zgjidhje”, u shpreh Neritan Ceka.

Ai tha se mes parlamentit të vitit 1991 dhe atij në ditët e sotme ka shumë ndryshim. “Parlamenti i sotëm është vetëm një hije e atij të vitit 1991”, u shpreh Ceka.

“Parlamentarët e ’91 mund të kenë qenë kryetar kooperativash, por ishin me shkollë, ndërsa sot Parlamenti është vetëm hija e tij”, u shpreh Ceka.

Sa i takon parlamentarizmit në ditët e sotme, Ceka tha se përfaqësimi i grave në politikë nuk është ai që duhet. Sakaq, ai përmendi deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, si një shembull i gruas në politikë.

Ai ka shprehur kritika mbi paraqitjen e deputeteve në Parlament ditët e sotme.

“Kam pritur që gratë në parlament të sheshonin gjërat. Nuk kam pritur gra në parlament me një gjuhë… Jam zhgënjyer nga mungesa e feminilitetit në Parlament. Më pëlqen agresiviteti, edhe kur hedh një çizme, që i jep një sms kundërshtarit, por gjuha është e egër jo vetëm në parlament por dhe në debate parlamentare”, u shpreh Ceka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY