VIDEO/Situata alarmante në Shkodër, uji nis të kapë qytetin

VIDEO/Situata alarmante në Shkodër, uji nis të kapë qytetin

114
0
Shares

Situata e përmbytjeve ditën e sotme, në Bashkinë e Shkodrës, është e përkeqësuar ndjeshëm, njofton bashkia e Shkodrës ndërkohë që uji është në portat e qytetit.

Kampi i romëve pranë Prokurorisë Shkodër është i përmbytur. Bashkia Shkodër ka zhvendosur fëmijët në Qendrën Komunitare Nr 4, njofton ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë në një njoftim për mediat, Ministria e Mbrojtjes sqaron se deri në orët e para të së martës, rezulton se rreth 157 banesa kanë prezencë uji dhe 9 shtëpi janë të përmbytura.

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 80 ha. Me ndihmën e Forcave të Ushtrisë po merren masa për forcimin e argjinaturave. Nga DRMSH janë dërguar rreth 5000 thasë me rërë të cilët po përdoren për forcimin e argjinaturave.

Në njësinë administrative Dajç janë mbi 940 ha tokë e përmbytur. Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 28 familje, në fshatin Mushan 4 familje dhe në fshatin Darragjat 4 familje. Në 3 banesa ka prezencë uji.

Është kërkuar të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit dhe është bërë ndërhyrje e përforcimit me thasë më rërë.

Në njësinë administrative Ana Malit janë mbi 1200 ha tokë të përmbytura. Në Obot kalohet vetëm me varka. Rrugët e fshatit Goricë janë të pa kalueshme për automjetet. Në 3 banesa në Obot, 7 banesa në Muriqan dhe 4 banesa në lagjen Gallube ka prezencë uji.

Njësia Administrative Bërdicë janë mbi 530 ha tokë të përmbytura. Në njësinë administrative Velipojë janë mbi 100 ha tokë të përmbytura. Në njësinë administrative Rrethina janë 70 ha tokë të përmbytura.

Janë evakuuar 5 familje me 23 banorë. Gjithashtu janë transportuar nga fshati Obot për në Oblikë 65 banorë nga këta 50 nxënës dhe 15 banorë. Nga Ministria e Mbrojtjes janë dërguar 18 tonë koncentrat dhe 5 mijë thasë për përforcimin e argjinaturës në Pentar, si dhe 500 pako ushqimore.

Aktualisht prania e madhe e ujit, ka bllokuar hyrjen e rrugës së Dajçit, duke paralizuar lëvizjen e automjeteve, transportin e arsimtareve në shkolla dhe stafit shëndetësor. Ky i fundit ka hyrë në fshati Dajç me anë të automjeteve të larta të Ushtrisë.

Ndërkohë, situata është duke precipituar me shpejtësi, alarmon bashkia e Shkodrës.

SEGMENTI SHKODËR – DAJÇ

Situata e përmbytjeve ditën e sotme, në Bashkinë e Shkodrës, është e përkeqësuar ndjeshëm. Problematik shfaqet segmeti rrugor Shkodër – Velipojë. Prania e madhe e ujit, ka bllokuar hyrjen e rrugës së Dajçit, duke paralizuar lëvizjen e automjeteve, transportin e arsimtareve në shkolla dhe stafit shëndetësor. Ky i fundit ka hyrë në fshati Dajç me anë të automjeteve të larta të Ushtrisë.Ndërkohë, situata është duke precipituar me shpejtësi.

Publié par Bashkia Shkodër sur mardi 20 mars 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY