EMRI/Viktima në Maqellarë, emigrant në Itali

EMRI/Viktima në Maqellarë, emigrant në Itali

793
0
Shares

Është identifikuar 32-vjeçari që u vra në banesën e tij në fshatin Maqellarë në Dibër ndërkohë që janë mësuar detaje të tjera rreth vrasjes në oborrin e shtëpisë. Viktima është 32-vjeçari Elsi Kosiqi. Ai u gjet i vrarë në oborrin e banesës së tij, rreth orës 01:30 të mengjesit të sotëm I goditur me 3 plumba në gjoks.

Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj dhe identifikimin e autorëve.

Po kështu mësohet se pranë viktimës janë gjetur prova të shumta që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.

“Autorët e kanë pasur të lehtë të largohen pasi e kanë vrarë me 3 plumba në gjoks. Kanë lënë disa gjurmë në oborrin e banesës, prandaj policia do mund të verifikojë autorët. Elsi Kosiqi kishte punuar disa kohë në Itali. Nuk ka qenë problematik me policinë, dyshohet se personat që kanë qëndruar me të, mund ta dinë autorin e ngjarjes. Kosiqi ishte i martuar me 3 fëmijë”, raportoi neës 24 nga vendi I ngjarjes.

Ngjarja

Një person është gjetur i vdekur orët e para të ditën e në oborrin e banesës së tij në Dibër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Maqellarë dhe policia raporton se 32-vjeçari E.K. është vrarë me armë zjarri. Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar  prova të mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet  në vendin e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY