EMRI & FOTO/ Gjykata, burg për jetë për pengmarrësin dhe vrasësin e...

EMRI & FOTO/ Gjykata, burg për jetë për pengmarrësin dhe vrasësin e Gazmend Çollakut

241
0
Shares
Viktima, Gazmend Collaku

Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot dënimin “burg për jetë” për Denis Shtrazën. Trupa gjykuese e Krimeve të Rënda e gjeti fajtor Shtrazën për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Gazmend Çollakut në janar të vitit 2016.

Të njëjtën masë dënimi kishte kërkuar edhe Prokuroria.

Ndërkohë vetë i pandehuri dhe avokati i tij kanë pretenduar për pafajësi me argumentin se nuk ka lidhje me vrasjen e Çollakut.

Për vrasjen e Çollakut ishte akuzuar dhe Ervin Dalipaj për të cilin pushoi gjykimi pas ekzekutimit të tij në prill të 2017 tek mbikalimi i Sukthit.

Çfarë ndodhi me 7 janar të 2016?

Një ditë pasi u rrëmbye në Durrës nga 4 persona të maskuar si policë, Gazmend Çollaku u gjet i vrarë në një kanal në një rrugë dytësore në Krujë. Burime nga policia konfirmojnë se trupi i pajetë i 40-vjeçarit Çollaku u gjet në fshatin Murqin të Krujës, i lidhur këmbë e duar dhe i qëlluar me dy plumba, njërin në kokë e tjetrin në trup. Pritet zyrtarizimi i policisë. Çollaku u rrëmbye mbrëmjen e djeshme (6 janar) nga 4 persona që ishin të maskuar me uniformë policie. Policia informoi një ditë më pare se Çollaku u rrëmbye me forcë në parkingun e një lokali, ku grabitësit më pas u larguan me një “Audi” me targa gjermane.

Autori, Denis Shtraza

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY