Demokratët kritikë për mbështetjen “e paanshme” ndaj Frrokajt në Lezhë

Demokratët kritikë për mbështetjen “e paanshme” ndaj Frrokajt në Lezhë

115
0
Shares

Duket se qëndrimi i PD dhe zyrtarëve të saj ndaj arrestimit të kryetarit të Bashkisë Fran Frrokaj i ka ndarë demokratët, një pjesë e të cilëve i përmbahet pozicionit që të pritet verdikti i drejtësisë dhe një pjesë e konsiderojnë pa asnjë mëdyshje sulm politik të qeverisë ndaj kryetarit të bashkisë ën Lezhë dhe PD në përgjithësi.

Në një postim të saj deputetja demokrate e Lezhës Lindita Metaliaj akuzon qeverinë për arrestim politik por nuk thekson paajësinë e kryetarit Frrokaj për të cilën demokratët lezhjanë janë të bindur.

“Por nuk e kishim menduar asnjehere qe gjuetia e kundershtareve politike ,te behej ne shkelje flagrante, antiligjore dhe antikushtetuese te se drejtes dhe lirive themelore te njeriut nepermjet arrestimit te kryebashkiakut te Lezhes z.Fran Frrokaj.
Lezha kerkon drejtesi te paanshme me shpresen dhe urimin per pafajesine e kryebashkiakut Frrokaj.
Ne kerkojme qe ligji te jete i barabarte per te gjithe, por nderkohe qe z.Frrokaj arrestohet per nje veper akoma te paqarte, ministri model i Rames , i perfshire ne trafik nderkombetar droge, eshte i lire me mbeshtetjen politike te Rames.

Vangjush Dako, i cili ka masakruar me ndertime qendren e qytetit dhe bregdetin e Durresit, qe vazhdon te beje biznes me krimin, qe perdor krimin per te blere vota, nuk preket nga Prokuroria, pasi ka mbeshtetjen politike te Rames. Qazim Sejdini, i lidhur ngushte me bandat e krimit dhe te droges,eshte i paprekshem me urdher te Rames. Erjon Veliaj, kukulla e Rames qe ka tjetersuar pronen publike per te ndertuar pallate, duke perfituar nga 20% per cdo rast dhe mbi te cilin rendon vdekja e nje te mituri, nuk del para drejtesise. Ne rastin e Lezhes, mesazhi i Rames eshte i qarte- lufte ndaj kundershtareve politike per te vendosur nen kontrollin e krimit, droges dhe korrupsionit edhe Bashkine e Lezhes”, deklaron deputetja duke ia lënë në dorë drejtësisë të gjykojë për akuzën.

Por nuk ka vonuar të përgjigjet nënkryetarja e Bashkisë Alfrida Marku e cila nuk ka hezituar në asnjë rast të deklarojë se është e bindur në pafajësinë e z.Frrokaj.
“Në fakt, Lezha kërkon drejtësi të paanshme jo vetëm me shpresën dhe urimin, por me bindjen e plotë për pafajsinë e Kryetarit dhe zv.kryetarit të Bashkisë!”, ka deklaruar nënkryetarja Alfrida Marku.

Por edhe kryetari i PD-së në Lezhë ka patur të njëjtin pozicion me deputeten në lidhje me arrestimine  Frrokajt. Ai nuk ka gjykuar rreth vërtetësisë së akuzës por ka deklaruar për emdiat se kërkon një drejtësi të paanshme dhe se ky është një sulm i pastër politik për të dëmtuar demokratët.

“Partia demokratike e Shqipërisë dhe Partia Demokratike e degës së Lezhës nuk janë kundër drejtësisë, pasi ne jemi pro drejtësisë. Partia demokratike ka shprehur hapur që këtij vëndi prej 27 vitesh i mungon drejtësia, por ne kërkojmë një drejtësi jo të njëanshme. Kërkojmë një drejtësi ku të gjithë përsonat që abuzojnë me ligjin apo abuzojnë ne ccdo lloj drejtimi i cili është në kundërshtim me ligjin, të vihen para drejtësisë.

Unë besoj që arrestimi i Kryetarit të Bashkisë së Lezhës është aksioni i parë politik që bëhet në Lezhë, kundra demokratëve, për të nënshtruar Partinë Demokratike, por me këtë rast unë dua të ju bëj thirrje të gjithë demokratëve të Lezhës, të gjithë qytetarëve të Lezhës, që partia Demokratike bëhet më e fuqishme kur arrestimet bëhen me sfond politik. Nuk jemi asnjëherë kundër zbatimit të ligjit, por jo ligj me profil politik”, ka deklaruar ndër të tjera kryetari i PD-së në Lezhë.

Ndërkohë që dje qindra mbështetës të PD-së dhe përkrahës të kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj po qëndrojnë para Komisariatit të Policisë Vendore të Lezhës për të protestuar ndaj këtij arrestimi. Grumbullimi i tyre nisi edhe sot rreth orës 09:00 dhe në pak kohë në rrugën Luigj Gurakuqi u mblodhën qindra persona si dhe familjarë të të ndaluarve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY