Vrasja e vjehrrës, gjykata la në burg Marjanën dhe 3 të tjerë

Vrasja e vjehrrës, gjykata la në burg Marjanën dhe 3 të tjerë

149
0
Shares
Mariana Cmeta

Gjykata e Tiranës vendosi sot  arrest me burg per 4 te arrestuarit në lidhje me vrasjen e kryer nga  Marjana Cmeta.

Cmeta akuzohet se ka helmuar vjehrrën e saj Lirije Lami me fostoksinë.

Ngjarja ka ndodhur në prill 2017 në Kamëz por asokohe vdekja e 48-vjeçares u raportua si vdekje natyrale.

Pas hetimeve, policia arriti të zbardhë ngjarjen. Krahas arrestimit të nuses, policia ka shoqëruar dhe katër persona për “moskallëzim krimi”, mes tyre bashkëshortin e autores së dyshuar dhe vjehrrin.

Gjykata vendosi të mbajë në burg nusen Marjana Cmeta, Agim Lamin, hoxhën Hysen Shehu dhe Arben Saliun.

Njoftimi i Policisë

Nga Sektori i Hetimit te Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, u finalizua me sukses operacioni “Heshtja e Zgjatur”, si rezultat i të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurimit personal “arrest ne burg” të lëshuara nga Gjykata për Krimet e Rënda për shtetasit:

  1. Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiranë, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare“, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.
  2. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.
  3. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.
  4. Arben Saliu , 41 vjeç, banues në Tiranë , për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30 Prill 2017 , në zonën e Ish -Frutikulturës, Kamëz, ku është gjetur e pajetë në banesën e saj shtetasja L. L., 48 vjeç, banuese në ish-Frutikulturë, Kamëz.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së kësaj shtetaseje, është shtetasja Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës.

Shtetasit e meposhtem:

Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorsisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krimet e Renda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY