Gazeta e PD-së: Nis arrestimi i kundërshtarëve politikë të Edi Ramës

Gazeta e PD-së: Nis arrestimi i kundërshtarëve politikë të Edi Ramës

107
0
Shares

Rama ka nisur arrestimin e kundërshtarëve politikë me akuza të rreme. Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është shoqëruar në polici. Kreu i bashkisë akuzohet për ‘Tjetërsim pronash’. Bashkë me Frrokajn është shoqëruar edhe Nënkryetari i kësaj Bashkie.

Sipas Prokurorisë politike kemi të bëjmë me “Shpërdorim detyre”. Duket se kemi të bëjmë me një fushatë të re politike të arrestimeve me synim ngjalljen e frikës dhe përhapjen e panikut tek qytetarët në një kohë që qeveria është shndërruar në një organizatë kriminale për lidhjet me trafiqet, krimin dhe korrupsionin.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj së bashku me 23 zyrtarë të tjerë të institucionit të drejtuar prej tij janë shoqëruar në polici mesditën e sotme. Shoqërimi është urdhëruar nga Prokuroria e Lezhës pas hetimeve disa mujore në lidhje me abuzime të dyshuara të bashkisë së Lëzhës me tokat në bregdet.

Sipas burimeve të Prokurorisë Frrokaj dhe 23 zyrtarët e tjerë po hetohen për shpërdorim detyre në një skemë manipulimi të pronësisë së tokave në bregdet, e ngjashme me atë që u zbulua pak kohë më parë në Spille.

Mësohet po ashtu se prokuroria ka marrë referimi në policinë e shtetit në lidhje me bashkinë e Lezhës ku javët e fundit ka pasur kontrolle nga KLSH.

Pak ditë më parë katër ish punonjës të bashkisë së Lezhës dhe të Hipotekës janë paditur pasi akuzohen se kanë kthyer pronën e shtetit në një tokë private. RD

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY