EMRAT/ Tejngopet PS me këshilltarë bashkiakë të LSI, por edhe legalistë e ballistë

Ndaje

Temperatura e zgjedhjeve vendore po tregon ngjitje pikërisht aty ku betejat lokale zhvillohen, në sallat e këshillave bashkiakë. Edhe pse jemi një vit larg garës së ardhshme për bashkitë, lëvizjet kanë filluar dhe rruga më e zakonshme është nga LSI-ja drejt PS-së.

Rasti më i fundit është i Belshit, ku tre këshilltarë të LSI-së kaluan në grupin socialist. Të larguarit janë Besmira Xhaferri, Ramadan Elezi dhe Ruzhdi Fejzullahu.

“Kur 3 vjet më parë garuam në këshillin bashkiak nën siglën e LSI ishim të bindur se bashkimi i të majtës kishte ndodhur njëherë e mirë. Sërish LSI është në koalicion me PD duke punuar jo vetëm kundër të majtës po duke kundërshtuar pa asnjë esencë çdo gjë të mirë që është bërë në 5 vitet e fundit. I bashkohemi PS për të kontribuar në zhvillimin e zonës sonë”, thotë Ramadan Elezi, këshilltar bashkiak, Belsh.

Por PS nuk tërheq vetëm majtas, ajo ka shtuar numrat e saj në këshill me legalistin Ismail Paja dhe ballistin Ruzhdi Fejzullahu.

Ndërsa të enjten largime pati në Fier, ku 4 këshilltarë të LSI shtuan radhët e PS në bashkinë që drejtohet nga socialisti Armando Subashi. Lëvizje ditët e fundit ka pasur edhe Gjirokastra, ku më 12 mars përpjekjet e socialistëve për të marrë anëtarë në grupin e tyre dështuan dhe shumica PD-LSI me 16 anëtarë zgjodhi mes debatesh kreun e ri të Këshillit bashkiak. Atë ditë vetë kreu demokrat i degës së Gjirkastrës tha se ky ishte një veprim logjik i dy forcave politike në opozitë dhe jo rrjedhojë e një marrëveshjeje PD – LSI. TCH

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje