Zhduken dy motra adoleshente në Athinë, policia vë alarmin në 2 shtete

Zhduken dy motra adoleshente në Athinë, policia vë alarmin në 2 shtete

81
0
Shares

Dy motra adoleshente me origjinë shqiptare janë zhdukur nga banesa e tyre në qytezë 60 km në veri të Athinës.

Sipas autoriteteve greke, dy vajzat e mitura, Denisa 17 vjeçe dhe Emanuela 16 vjeçe, janë larguar nga familja e tyre dhe s’kanë dhënë asnjë shenjë jete që prej datës 12 mars.

Dy ditë më vonë familjarët kanë denoncuar zhdukjen e dy vajzave të mitura, ndërkohë që askush në qytezën e vogël të Dylesit nuk ka informacion se ku mund të ndodhen ato, raporton TCH.

Çdo kërkim në të njohur, miq dhe familjarë të tyre, ka rezultuar pa sukses, ndërkohë që ekspertët e krimit elektronik po verifikojnë kontaktet e tyre në rrjetet sociale.

Pikërisht në rrjetet sociale janë vendosur edhe shpresat e autoriteteve për gjetjen e të miturave, ndërkohë që familjarët bëjnë apel kujtdo që di diçka për vendndodhjen e tyre, të komunikojë sa më shpejtë me autoritetet policore, në numrin SOS 116000, ose me fondacionin “Buzëqeshja e Fëmijës”, ku edhe garantohet anonimati i informacionit.

Autoritetet helene kanë dërguar foto të vajzave edhe në pikat kufitare dalëse të vendit, ndërsa në kufirin me Shqipërinë, do të ketë kujdes edhe më të madh prej patrullave policore.

Informacioni do t’i dërgohet edhe palës shqiptare, për gjetjen dhe kthimin pranë familjes të dy vajzave të mitura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY