PERMBAJTJE SHQETESUESE/Gjenden trupa foshnjesh…

PERMBAJTJE SHQETESUESE/Gjenden trupa foshnjesh…

81
0
Shares

Kishin shkuar për të rikonstruktuar një shtëpi të vjetër, por janë shokuar nga zbulimi që kanë bërë. Punëtorët e një kompanie rikonstruktimi kanë gjetur trupa foshnjash të vdekura të futura në shishe qelqi.

Brenda shisheve ku ishin foshnjat, disa prej tyre me kordonin e lindjes kishte dhe një lëng që sipas ekspertëve thuhet se ishte një përzierje e kimikateve që njihet si lëngu i balsamimit dhe mund të përdoret për të ruajtur trupat e personave të vdekur.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në kryeqytetin japonez, Tokio.

Mësohet se shtëpia ishte në pronësi të një gjinekologu, por 3 vitet e fundit nuk jetonte njeri. Më parë shtëpia ishte me qira dhe muajt e fundit ishte blerë nga një grua, e cila kishte nisur ta rikonstruktonte.

Policia, ka nisur një hetim për të zbardhur ngjarjen e cila ka shokuar opinion publik.dita

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY