Sirianë në Shkodër, policia kap trafikantin me makinën plot

Sirianë në Shkodër, policia kap trafikantin me makinën plot

105
0
Shares

Një grup sirianësh u ndaluan nga policia në Shkodër në tentativë për të kaluar kufirin. Policia e Shkodres ben me dije se ka arrestuar ne flagrance dy persona dhe ka shpallur ne kerkim nje tjeter.

Ata u kapen teksa kishin mbushur makinat me shtetas siriane dhe po i kalon ilegalisht drejt Malit te Zi, nderkohe qe ne momentin e afrit te policise, njeri nga trafikanett u largua duke i lene sirianet ne kufi.

Njoftimi i plote 

Me datë 10.03.2018 nga strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në D. V. P. Shkodër në bazë të informacione të marra në rrugë operative u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Aldo Ukaj,  32 vjeç, banues në lagjen Manush Alimani, Shkodër

Alfonc Capi , 28 vjeç, banues në Vaqarr Tiranë

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. G,  24 vjeç,  banues në Tiranë,

Arrestimi i shtetasit Aldo Ukaj u bë pasi në rrugën Lezhë – Shkodër në vendin e quajtur Ura e Baçallekut u kap duke transportuar me mjetin tip Dacia me targë AA 784 JO, 5 shtetas të huaj Sirian për në Malin e Zi.

Shtetasi Alfonc Capi u arrestua pasi në rrugën Lezhë – Shkodër tek ura Baçallekut në bashkëpunim me shtetasin G. G, u kap duke transportuar shtetas të huaj Sirian për në Mal i Zi, ku Alfonc Capi me mjetin tip Renault me targë AA 897 KU kishte 4 shtetas Sirian, ndërsa në afërsi të Urës së Baçallekut u gjetën të braktisur edhe 6 shtetas Sirian të së njejtës familje me 4 të tjerët të cilët i ka zbritur nga mjeti, shtetasi G. G. dhe është larguar.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër , në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprën penale “Dhenie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 298/3  të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY