SKANDAL/ Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë jep alarmin: Ja si shantazhohen...

SKANDAL/ Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë jep alarmin: Ja si shantazhohen dhe vandalizohen bizneset në Shqipëri

163
0
Shares

Bizneset  në Shqipëri po përballen me një formë të re kanosjeje. Ndryshe nga forma klasike e gjobvënieve, kur kriminelë apo grupe kriminelësh kërcënojnë drejtpërdrejtë duke kërkuar shuma parash, tashmë sipërmarrësit vihen përballë kërkesave ultimative për të bashkëpunuar me partnerë në Shqipëri.

Refuzimi i bashkëpunimit pasohet nga shantazhe apo vepra të tjera me karakter kriminal. Disa raste janë identifikuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, e cila e ngre këtë shqëtësim në një intervistë për Klan Plus.

“Kemi ende disa probleme, ndonjëherë janë specifike për çështjen e sigurisë, kemi pasur raste në Fushë-Krujë dhe Korçë. Nuk është se të gjithë anëtarët kanë pasur probleme, por ka edhe një ose dy anëtarë që kanë pasur probleme të rënda. Është një çështje që i takon edhe investitorëve të huaj që mund të vijnë”, denoncon Mark Crawford, President i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Por cfarë skeme përdoret?

“Është nga njerëz privatë që vijnë dhe kërcënojnë kompanitë, që thonë nëse nuk më jep mua ndonjë kontratë do të bllokoj rrugën që shkon tek fabrika ose do të kërcënoj punonjësit tuaj, do krijoj probleme pak a shumë. Vandalizëm quhet në shqip. Domethënë kur vijnë njerëz dhe të presin tela të kompanisë ose bllokojnë rrugët ose kërcënojnë punonjës të kompanise nëse nuk japin kontratat. Ne jemi në diskutim me qeverinë, nuk është se qeveria nuk është në dijeni”, shton Mark Crawford.

Sipas Dhomës Amerikane, e cila ka mbi 250 biznese anëtare, kërcënime të tilla ndikojnë edhe në prishjen e imazhit për investitorët e tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY