Artur Meçollari spiun…?! – Reagon NATO: Ne nuk japim certifikata sigurie

Artur Meçollari spiun…?! – Reagon NATO: Ne nuk japim certifikata sigurie

286
0
Shares

Në kulmin e diskutimeve mbi integritetin dhe pastërtinë e figurës së Artur Meçollarit i cili është një prej 12 negociatorëve të detit me Greqinë, Report TV ka kontaktuar zyrën e shtypit të selisë qendrore të NATO-s.

Në komunikimin elektronik, gazetarja Esiona Konomi pyeti Aleancën nëse kishte dhënë ndonjë certifikatë sigurie për ushtarakun shqiptar Meçollari dhe ai ishte lëshuar “NATO Cosomos Top Secret” për Mecollarin nga kjo seli.

Mark Senders, një prej zëdhënësve të NATO-s, u përgjigj se ky institucion nuk jep certifikata sigurie, pasi ato i japin vetë autoritetet e vendeve anëtare.

“Është prerogativë ekskluzive e autoriteteve kombëtare për të siguruar lëshime personale të sigurisë për qytetarët e tyre.

Për këtë arsye unë do t’ju referohem autoriteteve shqiptare për ndonjë koment të mëtejshëm që ata mund të kenë për çështjen që keni ngritur”, tha zëdhënësi i NATO-s.

Më tej, gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë Kombëtare kreu i shërbimit inteligjent të ushtrisë, Bardhyl Nuredini saktësoi se këto certifikata sigurie “Konfidencial”, “Sekret” dhe “NATO Cosmos Top Secret” jepen nga autoriteti shqiptar DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar), pasi verifikohen të dhënat për individin nga policia, prokuroria dhe SHISH.

Pasi ky vërtetim jepet, ai i deklarohet edhe NATO-s.

Nga analiza e fakteve, rezulton se certifikatat e sigurisë së Artur Meçollarit të jenë dhënë nga institucionet shqiptare dhe për të nuk ka ndonjë vërtetim sigurie nga ndonjë institucion i huaj.

Dokumenti që publikoi ministrja Olta Xhaçka

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY