SKANDAL & DETAJE/ Pastrim parash, në llogarinë e stomatologes Olesia Duka u...

SKANDAL & DETAJE/ Pastrim parash, në llogarinë e stomatologes Olesia Duka u transferuan 10 milionë euro

701
0
Shares

Avokati i stomatologes, Olesia Dukës, e arrestuar për mashtrim disa ditë më parë, tregon se në llogarinë e shoqërisë së klientes së tij, janë transferuar 10 milionë euro nga kompania e kallëzuesit, e megjithatë askush nuk e ka hetuar origjinën e parave.

Arben Llangozi shprehet se Gjykata po mbulon krimin, pasi një njeri që i drejtohet Prokurorisë e Gjykatës për “vjedhjen” e parave, duhet të tregojë burimin, që në këtë rast nuk ka ndodhur.

“Të gjithë janë marrë me rrobat firmato të klientes sime. Rrobat firmato duhet t’i veshin të gjithë. Madje në Europë është turp t’i lexosh këto shkrime. Por në të gjithë botën, po të lexosh se në llogarinë e një personi kanë kaluar 10 milionë euro është dyshim i arsyeshëm për të kontrolluar aktivitetin e një personi. Pra, në rastin që po ju jap, vërtetohet qartë pastrimi i parave ose lekëve që s’kanë burim.

Prokuroria heshtje. Meqenëse Gjykata e bëri një gjyq, atëherë ia lë publikut të gjykojë. Ku i ka gjetur shoqëria ‘AMA’ 10 milionë euro të transferuara në llogarinë e ‘SHENDI DENT’? Jepni ju vendimin, pasi Gjykata dhe Prokuroria s’do që t’i shikojë këto shifra”, shprehet avokati i stomatologes Olesia Duka.

Arben Llangozi, avokati i Olesia Dukës, ka bërë disa akuza ndaj biznesmenëve që e kanë denoncuar atë për mashtrim. Sipas Llangozit, ata janë “peshqit e mëdhenj” që mbrohen nga shteti. Në një deklaratë për mediat, Llangozi mbron stomatologen, duke theksuar se ajo ka qenë korrekte dhe ka pasur një jetë të qetë, ndërsa akuzon dy denoncuesit e saj, se japin para me fajde në mënyrë të kundërligjshme. Avokati ofron edhe disa dokumente që tregojnë se një prej denoncuesve ka dy emra si dhe të licencave të tyre. Llangozi thotë se Olesia Duka është ankuar disa herë për gjobëvënie, por se askush nuk e ka ndihmuar.

“IIdlir Hoxha dhe Ilir Doçi janë peshqit e mëdhenj që mbrohen nga Prokuroria, Drejtoria e Pastrimit të Parave, Tatim Taksat dhe Banka e Shqipërisë. Olesia Duka ka qenë korrekte dhe në punë, ajo ka pasur jetë të qetë, profesionin nuk ia dha as Idlir Hoxha, që ka dy emra dhe as Ilir Doçi, që ka abuzuar nëpërmjet njeriut të tij Arben Doçi. E gjithë kjo histori është e pisët. Ajo për këtë gjobëvënie iu ka kërkuar ndihmë shumë njerëzve, por askush nuk e ka ndihmuar, por e lanë në këtë pikë. Prokuroria e heton dhe nuk është kompetente, pasi, sipas tyre, kemi të bëjmë me përfitim dhe përfitimi ka ndodhur në Tiranë jo në Durrës. Ky fakt kuptohet qartë përse ndodh, janë njohjet dhe gjobëvëniet vazhdojnë. Përse Idlir Doçi përdor dy emra Idlir dhe Ilir Doçi? Kjo kuptohet qartë, pasi i shmanget një emri. Masat e marra për këto subjekte janë zero, pasi ata janë vetë që përdorin shtetin. Këta janë peshqit e mëdhenj që Donald Lu deklaron, por në Shqipëri s’ka kush t’i kapë, pasi ata e kanë kapur shtetin duke përdorur prokurorë dhe gjyqtarë për të vazhduar gjobvënien e tyre”, deklaron avokati.

Deklarata e avokatit

IDLIR HOXHA DHE ILIR DOÇI JANE PESHQIT E MEDHENJ QE MBROHEN NGA PROKURORIA DREJTORIA E PASTRIMIT TE PARAVE TATIM TAKSA DHE BANKA E SHQIPERSE.

Olesia Duka ka qen korrekte dhe ne pune , ajo ka pasur jet te qet, profesionin nuk ja dha as Idlir Hoxha qe ka dy emra dhe as Ilir Doçi qe ka abuzuar nepermjet njeriut te tij Arben Doçi. E gjithe kjo histori eshte e piset, ajo per kete gjobvenie ju ka kerkuar ndihme shume njerezve, por askush nuk e ka ndihmuar por e lane ne kete pike.

Prokuroria e heton dhe nuk eshte kompetente pasi sipas tyre kemi te bejme me perfitim dhe perfitimi ka ndodhur ne Tirane jo ne Durres ky fakt kuptohet qart perse ndodh jane njohjet dhe gjobveniet vazhdojne.

Perse Idlir Doçi perdor dy emra Idlir dhe Ilir Doçi?

Kjo kuptohet qart pasi i shmanget nje emri.

Masat e mara per keto subjekte te mara nga shteti per keto persona eshte zero pasi ata jan vet qe perdorin shtetin keta jan peshqit e medhenj qe Donald Lu Deklaron por ne Shqiperi ska kush i kap pasi ata e kan kapur shtetin duke perdorur prokuror dhe gjyqtar per te vazhduar gjobvenien e tyre.

Institucionet qe flen gjum dhe nuk marin asnje mas per keta subjekte jan

1.Prokuroria qe nuk vazhdon hetimin kunder pasurise se tyre keta eksçeinxhe skan te drejt te japin lek me fajde kete drejt e kan vetem bankat dhe per kete do tju vem ne dispozicion liçencat

2. Banka e Shqiperise qe leshon dy liç dhe nuk i kontrollon aktivitetin e fajdeve qe ata kryejn pasi çdo perqindje qe jepet nje kredi nga nje Bank e nivelit te dyte kontrollohet nga Banka e Shqiperise dhe keto subjekte qe skan te drejt fare te leshojne lek me perqindje
Perse ndodh? Normal ja llogarit Gjykata Dhe prokuroria

3.Tatim taksa keto subjekte jan informalitet total dhe nga tatim taksat kemi te bejme me nje gjum Letargjik shteti miljona euro humbje

4.Drejtoria e Pstrimit te parave hesht asnje kontroll per keto lek te cilat duken qart qe skan Burim sepse e kan shum te thjesht te marin Bilancet e subjekteve dhe te shkojne kontroll
Perse ndodhin keto ?
Keta jan peshqit e medhenj qe mbrohen nga shteti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY