DETAJE/Policia, alibi të re për 10 pronarë që porositën kokainën

DETAJE/Policia, alibi të re për 10 pronarë që porositën kokainën

173
0
Shares

Policia nuk ia ka dalë të kryejë përgjimin në fshehtësi përgjatë aksionit për ndjekjen dhe kapjen e sasisë së madhe të kokainës përmes një kontenieri me banane të proositur nga firma Arbri Garden.

E gjendur përpara kritikave të ashpra të eskpertëve por edhe opinionit të gjerë se pse policia nuk priti të gjurmonte kokainën deri tek porositësi por ndërmori sekuestrimin e  saj sapo ajo zbriti në Shqipëri, tashmë policia ka përpunuar një version të ri të ngjarjes që nuk është përmendur më parë.

Gjatë kohës që administratori i firmës “Arbri Garden” dhe shoferi i kamionit kryen procedurat për tërheqjen e kontenierit me banane dhe me 613 kg kokainë, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku kuptuan se policia kishte rënë në gjurmët e ngarkesës me drogë. Edhe gjatë transportimit të “mallit” drejt magazinës në Maminas, ata kanë vënë re praninë e agjentëve civilë, ndaj policia ka ndërhyrë menjëherë, pasi mund të rrezikohej prishja e provave, raporton top channel duke iu referuar burimeve të papërcaktuara.

Burime nga grupi hetimor thonë se, ka dyshime që pas ngarkesës me 613 kg kokainë, me vlerë 180 mln euro, fshihen të paktën 10 porositës, të cilët kanë financuar blerjen dhe rrugëtimin e kontenierit nga Kolumbia.

Tani sasia rekord e kokainës, e futur në qese unike dhe nën masa të rrepta sigurie është trasportuar nga forcat speciale në Laboratorin Shkencor të Policisë, që ndodhet në kryeqytet, ku do t’iu nënshtrohet analizave.

Policia dhe Prokuroria thonë se po vijojnë hetimet për të zbuluar porositësit e vërtetë të sasisë rekord të kokainës, ndërsa pronari i firmës, Arbër Çekaj rezulton të ketë dalë nga territori i vendit përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës, pak ditë para kapjes së ngarkesës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY