Eksperti trondit: Shqiptarët kanë kartelet e tyre në Kolumbi dhe Ekuador

Eksperti trondit: Shqiptarët kanë kartelet e tyre në Kolumbi dhe Ekuador

282
0
Shares

Fabian Zhilla, studiues dhe ekspert i Kriminalistikës, thotë se grupet kriminale shqiptare kanë parcelat e tyre të blerjes së kokainës në Amerikën Latine.

Në edicionin qendror të lajmeve në Ora Neës, Zhilla u shpreh i sigurtë për ekzistencën e karteleve shqiptare në vende si Kolumbia apo Ekuadori.

Fabian Zhilla: “Ne nuk dimë sa kartele shqiptare kanë plantacionet e tyre në Amerikën Latine. Unë mendoj që ka, por nuk dimë numrin e karteleve. Nuk dimë sa kartele janë dhe si operojnë. Pra është një kartel që furnizon grupet shqiptare këtej, apo secili nga kartelet shqiptare ka parcelat e veta

Sipas Zhillës, rrezja e veprimit të karteleve shqiptare, shtrihet gjerësisht në Europë.

Fabian Zhilla: “Mendoj që kemi kartele të ndryshme shqiptare që operojnë Itali dhe grupe shqiptare që operojnë në Gjermani dhe Britaninë e Madhe”    

Forma e transportit, duke përdorur edhe Maltën tregon se kemi të bëjmë edhe me një kartel kokaine në shqipëri, që nuk është hera e parë. Studiuesi shton se në këtë rast policia duhet të priste, që të kapeshin organizatorët, pasi  kokat e trafikut nuk u arrestuan.

Fabian Zhilla: “Do të duhej të pritej të kapej, le të themi deri ku shkonte dhe kush ishin organizatorët le të themi, sepse një kapje e tillë siç e shikoni, janë kapur thjesht shoferët dhe nuk janë kapur kokat”

Së fundmi, Zhilla tha se sasi të tilla kokaine nuk kalojnë pa mbëshetje të fortë nga segmentet shtetërore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY