SGS, më në fund hetim për kolaudimin e makinave në Shqipëri

SGS, më në fund hetim për kolaudimin e makinave në Shqipëri

296
0
Shares

“Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimin paraprak për tregun e kolaudimit të automjeteve në Shqipëri. Ky shërbim është monpol dhe Konkurrenca do të shqyrtojë nëse ka abuzim apo jo me pozitën dominuese nga ana e koncesionarit”, thuhet në një njoftim të autoritetit.

Pas 8 vitesh operimi në tregun shqiptar, kompania SGS e cila ka të drejtat ekskluzive të kontrollit teknik të automjeteve është nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës.

Vendimi është marrë në fund të muajit shkurt, dhe komisioni do të nisë monitorimin e këtij tregu për periudhën qershor 2016 deri në fund të vitit 2017-ë.

Burime pranë Autoritetit të Konkurrencës thonë se dyshimet e para janë se kompania është duke abuzuar me pozitën e saj favorizuese që ka në treg në dy raste: atë të vendosjes së çmimeve të larta për qytetarët dhe mungesën e ofrimit të një shërbimi të mirë për pronarët e automjeteve.

Në shumë raste dhe në shumë ditë të vitit, mungesa e investimeve dhe hapja e qendrave të reja kanë krijuar radhë të gjata të makinave.

Ky është rasti i parë që autoriteti ka hapur një hetim, ndërsa në 2014-n ka rekomanduar rishikim të tarifave nga ana e koncesionarit, pasi ishte konstatuar rritje e tyre.

Dy muaj më parë një inspektim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë vuri në dyshim besueshmërinë  e pajisjeve me të cilat kryhet kolaudimi, pasi ato nuk ishin të kalibruara sipas kushteve të rëna dakord në kontratë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY