Maskat grabisin bankën dhe marrin kasafortën policia shoqëron rojet e dhunuara

Maskat grabisin bankën dhe marrin kasafortën policia shoqëron rojet e dhunuara

78
0
Shares

Grabitet një bankë rreth orës 04.30 të mëngjesit të sotëm. Banka është një degë e nivelit të dytë. Mendohet se grabitësit kanë kërcënuar rojën dhe kanë hyrë në objekt. Burimet thonë se ata kanë qene tre persona.

Personat kanë dhunuar personin që ruante bankën. Mendohet se kanë marrë një shumë parash por edhe kasafortën e kësaj banke që ndodhet në autostradën Tiranë – Durrës.

Në polici janë thirrur rojet e objektit për të dhënë shpjegime.

Sipas burimeve shuma e grabitur ka qenë e konsiderueshme.

Grabitësit kanë qenë  të maskuar dhe të armatosur dhe kështu kanë bërë grabitjen e radhë me dhunë dhe armë.

Njoftimi paraprak i Policisë së Tiranës

Me datë 02.08.2018, rreth orës 03:50, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, pranë urës së “Limuthit”, persona të paidentifikuar  kanë hapur me forcë derën e një filiali banke dhe kanë tentuar të vjedhin kasafortën.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY