DETAJE & FOTO GALERI/ Kokaina në Durrës, shoferi i kamionit: U çoj...

DETAJE & FOTO GALERI/ Kokaina në Durrës, shoferi i kamionit: U çoj miell partizanëve

256
0
Shares

Armando Pezaku, një prej të arrestuarve për ngarkesën prej 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, e kishte ekspozuar veten shumë kohë më parë. Në profilin e tij në facebook, ai shkruante se është “shofer kamioni që u çon miell partizanëve”, ndërsa ka publikuar edhe foto me mjete transporti. Policia e arrestoi 25-vjeçarin nga Durrësi, pasi ai ishte në drejtimin e kamionit, ku ndodhej edhe kontenieri me drogë, që më pas u transportua nga Porti i Durrësit drejt magazinave në Maminas, tek kompania që tregtonte banane.

Mes komenteve të pakta në profilin e tij në rrjetet sociale rezultojnë edhe disa fraza në gjermanisht, ç’ka tregon për njohje me persona të huaj, banorë të vendeve ku kalonte edhe kamioni që ai drejtonte.

Burimet policore thanë se ai mbahej në mbikqyrje prej disa kohësh edhe për shkak të precedentëve penalë. Ndërkohë grupi i hetimit tashmë ka nisur evidentimin e të gjitha hyrje-daljeve të tij në sistemin tims me qëllim zbardhjen e lëvizjeve të tij jashtë Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY