Përplasen dy makina te Rruga e Kombit, njëra ngarkuar “rrafsh” me drogë

Përplasen dy makina te Rruga e Kombit, njëra ngarkuar “rrafsh” me drogë

308
0
Shares
Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit. Dy makina janë përplasur teksa kanë qenë duke lëvizur në të njëjtin drejtim, për shkak të prezencës së dëborës në rrugë e cila ka vështirësuar qarkullimin.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen e policisë në vendin e ngjarjes ishte njëra prej makinave të aksidentuara, tip “Audi” ka qenë e ngarkuar me drogë. Droga është përhapur në rrugë pas goditjes së “Audit” nga pas prej një tjetër automjeti. Sasia e drogës nuk dihet ende, ndërsa policia pritet të bëjë peshimin e lëndës narkotike.

Nuk ka detaje për identitetin e drejtuesit të mjetit dhe personave të tjera që kane qenë në automjet. Mësohet se pas aksidentit drejtuesi i “Audi”-t është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur automjetin. Aksidenti solli edhe trafik të dendur në Milot, ku radha e automjeteve arriti deri në 3 km.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY