Vdes në SHBA fizikanti i shquar shqiptar

Vdes në SHBA fizikanti i shquar shqiptar

210
0
Shares

Një shkencëtar i njohur shqiptar dha shpirt në SHBA në moshën 80 vjecare. Fizikanti i shquar shqiptar Petrit Skënde ndërroi jetë me 20 shkurt në një institucion për të moshuarit në Ëestborough në SHBA pas një sëmudje të rëndë.

Petrit Skënde është një nga fizikanët më të shquar shqiptar i kalibrit europian. Ai ishte specializuar për fizikë bërthamore dhe për rreth 20 vjet ka qenë nën/drejtor i Institutit të Fizikës bërthamore të Aplikuar.

Skënde ka qenë për rreth 30 vjet profesor fizike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës si edhe nën/kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë deri në vitin 1997, kur doli në pension.

I ndjeri ka dy djem të martuar në SHBA, ndërsa gruaja e tij Elisabeta, pas 40 vitesh martese me Petritin ndërroi jetë në 2010.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY