EMRI & FOTO/ Kavajë, kontrolli në makinë prangoset shkodrani me pistoletë me...

EMRI & FOTO/ Kavajë, kontrolli në makinë prangoset shkodrani me pistoletë me silenciator

302
0
Shares

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, kanë arrestuar në flagrancë një person, i cili mbante armë zjarri pa leje të organeve kompetente. Ai është Hajrulla Gjekaj, 52 vjeç, banues në Shkodër.

Policia sqaron se, më datë 23. 02. 2018 në autostradën Rrogozhinë – Plepa, nga shërbimet e policisë është ndaluar për kontroll mjeti tip “Peugeot”  me drejtues shtetasin N. M., 53 vjeç, banues në Shkodër dhe pasagjer shtetasin Hajrulla Gjekaj.

Gjatë kontrollit fizik Hajrulla Gjekaj iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale

  • një armë zjarri tip “Zastava”.
  • 12 copë fishek
  • një silenciator.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY