DETAJE & FOTO/ Kavajë, ja si ndodhi aksidenti, makina përmbys, 34-veçarja e...

DETAJE & FOTO/ Kavajë, ja si ndodhi aksidenti, makina përmbys, 34-veçarja e shtrirë në tokë

122
0
Shares

Një 34-vjeçare dhe vjehrri i saj kanë mbetur të vdekur në një aksident i rëndë mëngjesin e sotëm tek “Mali i Robit” në Kavajë. Ata po prisnin në anw tw rrugës, autobusin bashkë me djalin 8 vjeç kur janë goditur nga një automjet që drejtohej nga një 30-vjeçare. Fwmiaj 8-vjeçari me sa duket është mbrojtur nga nëna e tij dhe ndodhet në spital i plagosur.

Në makinë sipas dëshmive kishte dy persona brenda. Automjeti është përplasur dhe kthyer përmbys, por ka aksidentuar edhe 2 kalimtarët.

Shkak i këtij aksidenti tragjik mendohet se ka qenë shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë, lajmi është konfirmuar edhe nga policia.

Njoftimi i plotë i Policisë

Me datë 24.02.2018 rreth orës 07:40, tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Mjeti tip “Toyota” me drejtuese I. P., 30 vjeçe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 2 shtetas (vjehrri dhe nusja) shtetasit Xh. F., 69 vjeç dhe E. F., 34 vjeçe.

Gjithashtu është lënduar edhe fëmija i mitur XH. F., 8 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve .

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY