FOTO/Rruga e Qafë Shtamës shkatërrohet, bie frekuentimi nga turistët

FOTO/Rruga e Qafë Shtamës shkatërrohet, bie frekuentimi nga turistët

121
0
Shares

E tillë është ruga nacionale nga qyteti i Krujës në Parkun Kombëtar të Qaf Shtamës. Reshjet e fundit kanë vështirësuar lëvizjen e automjeteve në këtë aks rrugor, nga rënja e gurëve dhe rrëshkitjet e dherave.

Në disa pjesë të kësaj rrugë, janë evidentuar dhe çarje të pjesës së asfaltit, madje dhe zhvendosje saj, duke sjellë dhe vështirësi, dhe rreziqe në qarkullim. Fatmirësisht kjo problematikë nuk ka sjellë ndonjë aksident me pasoja, nga kjo panoramë e shfaqur në ditët e fundit.

Ndonëse banorët janë ankuar për këtë gjendje, ende strukturat dhe institucionet heshtin, teksa kjo situatë konsiderohet me mjaft rrezik për jetën e banorëve të disa fshatrave në malësinë e Krujës.

Njëkohësisht ka rënë dhe frekuentimi i turistëve në zonën e mrekullueshme të Qafë Shtamës, nga gjendja e krijuar si shkak i dëmtimit të kasit rrugor.ahmet zani

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY