Ambasada amerikane e zhgënjyer nga Kryeministri Rama, ja deklarata

Ambasada amerikane e zhgënjyer nga Kryeministri Rama, ja deklarata

128
0
Shares

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama duke shprehur kështu pakënaqësinë e qeverisë amerikane në lidhje me qëndrimet publike të Ramës në Kosovë.

Ambasada është shprehur se është mjaft e zhgënjyer nga deklarata e Ramës, duke e cilësuar gjuhën e përdorur prej tij si të shkujdesur dhe të padobishme.

“Ambasada e SHBA mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY