Spiunia tjetër i Maks Velos, piktorja që burrin shkrimtar e kishte në...

Spiunia tjetër i Maks Velos, piktorja që burrin shkrimtar e kishte në burg

557
0
Shares

Piktori Maks Velo publikoi sot edhe emrin e spiunit të dytë dëshmitë e të cilit e ndihmuan policinë sekrete që ta arrestonin e ta dërgoni  në burg. Për fat të keq bëhetë fjalë për piktoren Safo marko, gruaja e një prej shkrimtarëve më të mirë shqiptarë, e dhe ky i fundit i arrestuar.

Maks Velo, i ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24 publikoi pjesë të tjera të dosjes së tij që filloi ta shpaloste para tri ditësh në një takim me nxënës të shkollave të mesme të Tiranës.

Velo shprehet i tronditur dhe thotë se njerëzit që e çuan drejt burgut janë miqtë e tij, Llambi Blido dhe Safo Marko, bashkëshortja e Petro Markos, raporton “BalkanËeb”

“Është hera e parë që publikohet kjo dosje. Dosja përmban dokumente nga viti ‘73 në ’91. Janë katër: Dosja e sigurimit, dosja e hetuesisë, doja e gjykatës dhe dosja e Spacit. Dosjen e hetuesisë dhe gjyqin e njihja, këtë të Sigurimit dhe burgut nuk e kisha parë. Aty mësova se Llambi miku im prej 10 vitesh, Llambi me pseudonimin “Semani” ka bërë 27 denoncime për mua. Unë jam ndjekur dhe jam përgjuar që nga ‘61 në ’89. Safo Markos që kishte pseudonimin “Shigjeta” i shkova si shok që ta lehtësoj kur iu arrestua djali, ndërsa ajo shkoi në polici e më denoncoi për ato që i thashë për djalin. Safo Markon e kisha shoqe e respektoja, e doja, i thashë fjalë ngushëlluese kur i arrestuan djalin. Jam tronditur. Nuk fle natën. Nuk e dija që paskemi qenë kaq të poshtër”, tha Velo.

Ai ka publikuar sot edhe disa pasazhe nga kjo dosje duke treguar se miku i tij piktori Llambi Blido e provokonte vazhdimisht me qëllim që ta fuste në kurth.

“Kisha 10 vite miqësi me Llambin, unë nuk bisedoja se do i bëja atentat Enverit me të bisedonim për pikturën për Pikason, ndërsa ai më provokonte vazhdimisht kur vinte në shtëpi që të më fusnin në kurth”,- shtoi Velo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY