Bjordi Mezini më në fund flet për Adelën: …Kjo më bëri të...

Bjordi Mezini më në fund flet për Adelën: …Kjo më bëri të ndieja shumë për të!

1065
0
Shares

Djaloshi që shkëlqeu në një nga edicionet e big brother në Tiranë ka folur për një radio në kryeqytet për dhimbjen që ai ndjen me humbjen e Adelës, mikeshës së tij të reality shoë.

I ftuar në emisionin “You & me” në “NRG Radio” ai tha se ishte bërë shumë keq kur kishte marrë vesh lajmin e hidhur.

“Është një person që mungon, edhe…nuk ka shumë për të thënë, të gjithë e dinë sa kam ndikuar unë tek jeta e saj dhe ajo tek jeta ime. Kemi jetuar një periudhë shumë të veçantë së bashku, kemi ndarë shumë gjëra bashkë dhe kjo më bëri të empatizoja (ndieja) shumë për këtë njeri.

Mund të them që e njihja më shumë se çdo njeri tjetër dhe kjo më bëri shumë keq, nuk e prisja që do reagoja kaq keq”, është shprehur Bjordi, shkruan “xing.al”.

Ditën kur Adelajda u nda nga jeta, Bjordi bëri një status që mori një vëmendje të madhe dhe shumë e kritikuan ish-banorin se ishte vonë për t’i thënë ato fjalë. Bjordi një ditë më pas shpërtheu me një status tjetër duke iu kundërpërgjigjur të gjithëve e duke i quajtur komentuesit “kancer të kësaj bote”.

Gjatë intervistës në “You & me”, ai kërkoi ndjesë duke u shprehur se ishte i ngarkuar emocionalisht atë moment.

“Mund të kërkoj dhe pak ndjesë për atë moment…është pak situatë e vështirë, unë isha shumë i ngarkuar në atë moment. Kush më njeh e di që me rrjetet sociale nuk kam një marrëdhënie të mirë, pra nuk më pëlqen të ekspozohem dhe nuk i ve peshë fjalëve të njerëzve, se derisa i lexon janë vetëm germa në një ekran dhe nuk janë asnjeri në jetën tënde.

Në atë moment, përveç trishtimit isha dhe shumë i nevrikosur dhe kur u akumuluan shumë fjalë nga shumë njerëz desha të kapja një person dhe të shfryja nervat me atë gjë”, tha Bjordi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY