Berisha rrëfen bisedën me Bill Klinton në ’95 për Kosovën

Berisha rrëfen bisedën me Bill Klinton në ’95 për Kosovën

263
0
Shares

Ish-Presidenti Sali Berisha në një intervistë për tv Koha Vizion ne Prishtine, ka folur për takimin mes tij dhe presidentin amerikan Bill Clinton në vitin 1995 në Uashington ne kohen kur ai ishte President i Shqiperise.

Ai ka treguar se çfarë i ka thënë presidenti Clinton për Kosovën.

PYETJE: Në shtator të vitit 95 jeni takuar sërish me presidentin amerikan Clinton në Shtëpinë e Bardhë. A keni biseduar sërish për Kosovën, a kishin ndryshuar qëndrimet e Amerikës ndaj Kosovës apo presidenti Clinton ka vazhduar politikat e presidentit Bush ndaj Kosovës?

SALI BERISHA: Në çdo takim unë e kisha temë kryesore. Në çdo kohë në mënyrë absolute. Presidenti Clinton natyrisht thoshte mbështesim çdo variant përveç pavarësisë. Sepse të jemi të sinqertë, pavarësinë që mbronte arkitekti i saj Rugova, nuk e mbështeste askush në rrafshin ndërkombëtar por mbështesnin vendosjen e lirive dhe të drejtave, mbështesnin demokracinë, mbështesnin një hapesirë demokratike për të cilën nuk e realizuan sepse kishin një njëri që thoshte se ata janë të lirë më shumë se të gjithë europianët dhe ky ishte Millosheviçi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY