EMRAT/ Zyrtarizohet nisma, katër dekanë kërkojnë: Mynyr Koni të japë dorëheqjen, problemet...

EMRAT/ Zyrtarizohet nisma, katër dekanë kërkojnë: Mynyr Koni të japë dorëheqjen, problemet tona nuk i zgjidh Edi Rama

207
0
Shares

Pas debateve për ligjin e arsimit të lartë dhe kompetencave të Universiteteve, 4 dekanë të Universitetit të Tiranës, konkretisht Artur Sula, Edmond Rapti, Artan Hoxha, dhe Dhori Kule kanë dalë në konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij, dekani Dhori Kule u shpreh se Universiteti i Tiranës nuk ka nevojë për mbrojtje nga politika dhe sipas tij kryeministri nuk mund të zgjedhë hallet e Universitetit.

Kule tha se rektori Mynyr Koni është përpjekur të kryejë funksionet administrative dhe qëndrimi në detyrë i tij nuk i përgjigjet kërkesave ligjore, por është në dëm të hapur me interesat e UT.

“Universiteti i Tiranës ka kontribuuar për ligjin e arsimit të lartë. Nuk kemi nevojë për mbrojtje nga politika, pasi problemet nuk i zgjedhin faktorët e jashtëm. Çfarë ka ligji i arsimit të lartë? Ky ligj i ka zbritur kompetencat universitetit dhe është bërë një ndarje eksplicite. Nuk merret drejtuesi akademik me çështje financiare dhe administrative. Ndarja e kompetencave është një lehtësi për stafin akademik. Funksionet mes bordit dhe administratorëve janë të ndara.

Çfarë ka ndodhur me UT? Që në muajt e parë rektori Koni është përpjekur të kryejë funksionet administrative. Ai firmos kontrata dhe ne ja kemi bërë të qartë se nuk është kompetencë e tij. Ai është futur në kompetenca të të tjerëve. Ne nuk i kemi kërkuar kryeministrit të zgjidhë hallet tona. Kemi parë një qëndrim të një grupi pedagogësh që i thonë që marrë masa. Duke qenë se qëndrimi i Rektorit vazhdon të jetë i njëjtë, me gjithë përpjekjen e institucionale të autoriteteve dhe organeve brenda UT, si edhe atyre jashtë UT, vlerësojmë se qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i Rektorit jo vetëm nuk i përgjigjet kërkesave ligjore, por është në dëm të hapur me interesat e administrimit, drejtimit dhe zhvillimit Institucional të Universitetit të Tiranës”, tha Dhori Kule.

Gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, kryeministri Rama duke iu referuar opozitës tha se ‘prerjen e kokave’ në Universitetin e Tiranës e kërkojnë 4 dekanë.

“‘Prerjen e kokave’ në Universitet e kërkon dekanati, janë 4 dekanë me në krye Dhori Kulen. Studentet kërkojnë shkarkimin e rektorit, prandaj kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë. Rektori grindet me kryetarin e bordit të administrimit dhe përfundon puna në çështje bravash, kush ka bravën. Ndërrohen bravat në Universitet”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY