Basha: 73 vite pas kryengritjes së Kelmendit, bijtë e komunistëve ende nuk...

Basha: 73 vite pas kryengritjes së Kelmendit, bijtë e komunistëve ende nuk janë të qetë

84
0
Shares

Kreu i PD-së ka kujtuar sot 73 vjetorin e kryengritjes së Kelmendit kundër qeverisë komuniste të Enver Hoxhës. Sipas Bashës, edhe sot pas 73 vitesh, bijtë e komunistëve nuk janë të qetë, sepse shkuan dhe i shembën edhe muret e kullës së Prek Calit.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës në “Facebook”

73 vjet më parë malësorët e Kelmendit i dolën përballë të keqes së madhe që po i avitej vendit dhe kombit, regjimit gjakatar, me kryengritjen e parë antikomuniste në Europë.

Prijësi legjendar, Prek Cali u ngrit në këmbë për të mbrojtur lirinë, ashtu siç pati qëndruar për të mbrojtur trojet shqiptare të Kelmendit që falë tij i kemi dhe sot.

Për të gjithë qytetarët e lirë, për ne demokratët, kryengritja antikomuniste e Kelmendit është një burim frymëzimi, një shembull i kurajos e sakrificës për vlerat dhe orientimin europian.

Pasardhësit e komunistëve dëshmuan me shembjen që i bënë mureve të kullës së Prek Calit në Vermosh se ata nuk janë të qetë me heronjtë e vërtetë as sot, pas 73 vitesh. Sepse heronjtë e kësaj bande qeverisëse janë kriminelët dhe trafikantët me të cilët ndajnë milionat e krimit.

Ne demokratët dhe të gjithë qytetarët e lirë dhe të ndershëm, do ti kujtojmë përherë me nderim Prek Calin dhe kelmendasit e tjerë patriotë, si kalorës të lirisë, të atdheut, si mbrojtës të vlerave për të cilat qëndrojmë dhe që i kemi në themel të misionit tonë politik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY