Surpriza nga moti për ata që kërkojnë fundjavë larg shtëpisë

Surpriza nga moti për ata që kërkojnë fundjavë larg shtëpisë

83
0
Shares

Për të gjithë ata që duan të lënë shtëpitë këtë fundjavë duhet të mbajnë parasysh edhe këshillën e Erionit: të marrin cadrën me vete.

Kjo fundjavë pritet që të jetë me reshje shiu dhe dëbore. Sipas meteoalb, duke filluar gjatë natës së sotme, e premte vranësira të dendura do mbulojnë të gjithë vendin duke sjellë reshje shiu gjatë gjithë së shtunës, në të gjithë territorin ndërsa reshje dëbore në 600 m mbi nivel deti.
Ndërsa e diela mbetet me vranësira por reshje më të pakta shiu e dëbore, kryesisht në Jug dhe zonat Lindore.
Temperaturat do të ulen me 2 – 3°C mesditën e së shtunës ndërsa e diela sjell një tjetër rënie me 2°C në të dy ekstremumet termike të ditës, duke luhatur vlerat e tyre nga –3°C në 12 – 13°C.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY