KMT prish ndërtimet në Golem, banorët tregojnë pse Rama po shemb ndërtimet...

KMT prish ndërtimet në Golem, banorët tregojnë pse Rama po shemb ndërtimet në këtë zonë

557
0
Shares

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej disa ditësh ka nisur prishjen e një sërë objekteve në Golem. “Janë objekte të ngritura në rërë, shumë prej të cilave kanë qenë të ndertuara edhe më parë dhe ishin prishur nga IKMT. Ato janë brenda fashes se mbrojtur nga bregu ku nuk duhet ndërtuar sipas ligjit”, thuhet në një njoftim të IKMT.

Në vijim IKMT u bën thirrje ndërtuesve të tillë, të mos ndërrmarrin iniciativa antiligjore duke u mbështetur në letra të dyshimta, sipas tyre, dhënë nga zyrtarë, të cilët do të mbajnë përgjegjësi ligjore për veprimet dhe mosveprimet e tyre. IKMT shprehet e prerë në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e territorit.

Ndërkaq prishjet në Golem nuk kanë kaluar në qetësi. Dhjetra banorë dhe pronarë ndërtimesh kanë penguar grupet e IKMT të vijojnë shembjen e ndërtimeve të planifikuara të hiqen.

golem 1

Ata kanë bërë rezistencë dhe nuk kanë tentuar që të mos lejojnë shembjen e godinave, kanë dalë përpara fadromave duke deklaruar: “Vetëm po kaluan mbi trupi tanë mund të shembni pronat tona”.

“Jemi të ligjshëm. Kemi dokumentacion dhe leje nga bashkia. Ky aksion është me urdhër të  kryeministrit pasi ka vite këtu pranë nesh dhe kërkon të ketë hapësirë”. Pronarët pretendojnë se kanë leje nga bashkia dhe institucionet e tjera për të ushtruar aktivitetin e tyre, ndërsa akuzojnë se nuk u është lënë afat.

Image may contain: night and outdoor

Publié par Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit – IKMT sur samedi 16 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY