EMRI & FOTO GALERI/ Pogradec, prangoset luftëtari i ISIS, pengmarrës dhe ish-anëtar...

EMRI & FOTO GALERI/ Pogradec, prangoset luftëtari i ISIS, pengmarrës dhe ish-anëtar bande

566
0
Shares

Një 27-vjeçar ka rënë në pranga, pasi lëvizte me pistoletë. Burime zyrtare nga policia e Pogradecit bënë me dije se Fatjon Bono, banues në fshatin Vërdovë iu gjet një pistoletë tip ‘TT’ me një krehër me 6 fishekë.

Fajton Bono, është një emër i njohur për policinë. Ai rezulton person me disa precedentë penale. Fatjon Bono u arrestua pas një hetimi 1 mujor, në një lokal në Pogradec pasi lëvizte lirshëm me një pistoletë ‘TT’, bashkë me 6 fishekë.

Burime thonë se 27-vjeçari është skeduar nga policia si person me prirje radikale, pasi dyshohet se ka luftuar për disa muaj në Siri, përkrah grupit ekstremist ISIS, akuzë për të cilën ai u arrestua. Po ashtu, pak kohë më parë Fatjon Bono u kap nga policia në kryeqytet, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal të Gjin Nikës i cili është vrarë disa vite më parë. Ai është arrestuar edhe për plagosje të rëndë me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, raporton BalkanWeb. Mes të tjerash mësohet se në vitin 2016 Bono ka grabitur dhe ka rrëmbyer për rreth dy orë një person nën kërcënimin e armës, ndërsa i mori atij afro 15 metër kub dru zjarri prani fshatit Vërdovë.

Njoftimi i Policisë

Qarkullonte në qytet me armë zjarri pa leje. Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit : Fatjon Bono, 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë- Pogradec (me precedentë të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit).

Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë operative, falë veprimeve të mirëkoordinuara, si edhe gjatë kontrollit trupor që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi në një lokal në lagjen nr 1 në Pogradec, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale : 1 armë zjarri pistoletë tip TT me 1 krehër me 6 copë fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse. Gjithashtu shtetasi i mësipërm, dyshohet të jetë autor i ngjarjes së ndodhur më datë 29. 01. 2018, në fshatin Vërdovë-Pogradec, ku është qëlluar në ajër, me armë zjarri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY