VIDEO/ Tiranë, zbulohet shtëpia “morg” e të droguarve në Kombinat

VIDEO/ Tiranë, zbulohet shtëpia “morg” e të droguarve në Kombinat

241
0
Shares

Kjo godinë e braktisur, e cila ndodhet në qendër të Kombinatit, prej vitesh është në këto kushte, e kthyer në një vend potencial për të gjithë narkomanët, të cilët injektojnë çdo ditë këtu sasinë e drogës”.

Dikur kjo ndërtesë shërbente si restorant dhe më pas u projektua për të qenë markatë peshku. Pas vitit ’90, me privatizimin e truallit u kthye në banesën e përdoruesve të drogës, e në disa raste edhe morgun e tyre. Vetëm në muajt e fundit, brenda saj janë kanë humbur jetën dy persona si pasojë e injektimit të heroinës.

Siç mund ta shihni edhe në pamje, kudo në shesh ka shiringa të sapo përdorura, e të tjera të cilat janë pluhurosur me kalimin e kohës.

Ata që jetojnë fare pranë shprehen të shqetësuar nga “banorët e përkohshëm”, që kanë zënë tashmë këtë godinë.

“Të shembet 1 orë e më parë”, thotë një banor.

“Çfarë nuk na shohin sytë e dëgjojnë veshët”, shprehet një tjetër, ndërsa një tjetër shton: “Gjynah kalamajtë që kalojnë përditë këtu…”.

Krahas shiringave, të cilat janë kthyer në burim sëmundjesh, për banorët është shqetësim më vete vendndodhja e godinës.

Shumë pranë aty ndodhet një shkollë 9-vjeçare dhe parku ku luajnë çdo ditë fëmijët. Pas saj është rajoni i policisë së Kombinatit, si edhe Qendra Shëndetësore ku marrin shërbim ditor shumë pacientë, të cilët kalojnë pranë hyrjes së ndërtesës së braktisur. Klan Plus

Foto Ilustruese

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY