Naftëtarët e Ballshit refuzojnë të regjistrohen si të papunë: Duam statusin

Naftëtarët e Ballshit refuzojnë të regjistrohen si të papunë: Duam statusin

142
0
Shares

Punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh kanë protestuar sot para prefekturës së Fierit.

Ata kanë kërkuar takim me Prefektin, pasi 1200 punëtorë të rafinerisë janë akoma pa zgjidhje.

Naftëtarët thonë se refuzojnë të regjistrohen si të papunë, duke kërkuar me urgjencë statusin e naftëtarit.

Naftëtari: Premtime boshe. Ne nuk kemi fituar asgjë, as pagën e dhjetorit, as të janarit, as vazhdimësinë e punës, as statusin e naftëtarit, dhe më keq akoma as sigurimet shoqërore. Na kanë mashtruar, na kanë genjyer. Bëni letrat kot thonë, çojini në Tiranë, hajdeni lart, hajdeni poshtë. Ne nuk dimë se çfarë statusi kemi sot. Jemi të papunë se na regjistrojnë të papunë. Zoti prefekt na ka gënjyer në të gjitha mbledhjet që kemi bërë. Duam të na ktheje përgjigje sot.

Gazetari: Jeni të gatshëm të regjistroheni si të papunë?

Naftëtari: Jo jo. Si të papunë ne, ne duam statusin e naftëtarit urgjent. Ne duam punë, sot vemi në punë po të na thojë. Duam punë.

Naftëtari: Ne kërkojmë 80% të 330 mijëshes, të marrim 260 mijë lekë në muaj. Kryeministri bëri videkonferencë, na gënjeu, na mashtroi, jemi pa bukë. Iku shkurti, si do të vejë puna jonë, korenti nuk paguhet, uji nuk paguhet. Jemi në ajër. Prefekti na premtoi se do të na ndihmojë, për 10 ditë do tu jap përgjigje, as nuk del, na gënjeu, na mashtroi. Jemi të detyruar të rrimë këtu se vimë për bukën e gojës. Nuk e di si do të vejë puna jonë, jemi 1200 punëtorë. I lutem kryeministrit dhe prefektit, çfarë do të bëhet me ne?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY