DETAJET/ Policia rrëfen atentatin në Elbasan

DETAJET/ Policia rrëfen atentatin në Elbasan

264
0
Shares

Policia ka dhënë detajet rreth  ngjarjes së rëndë që ndodhi sonte në Elbasan ku mbeti i plagosur një person.

Rreth ores 19.40, afër kryqezimit të Cërrikut, është plagosur me armë zjarri pistolete  nga persona ende të paidentifikuar shtetasi Raif  Çaushllari rreth 23 vjeç, pronar i nje motoservisi, njofton policia.

Shtetasi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po krehin zona përrreth ku ka ndodhur ngjarja.

Janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale armën e krimit.

Vëllai i personit të plagosur është një person me precedentë penale, por policia ende nuk ka një konkluzion për një lidhje të mundshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY