Gjirokastër, ktheheshin nga Greqia i zë gjumi dhe përfundojnë në lumë me...

Gjirokastër, ktheheshin nga Greqia i zë gjumi dhe përfundojnë në lumë me gjithë makinë

82
0
Shares
Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjirokastër – Tepelenë. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak se drejtuesin e mjetit dhe pasagjerin i kishte zënë gjumi.

Automjet ka përfunduar në breg të lumit Drino, pasi drejtuesi humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga në Shkallë të Zezë.

Mjeti tip “Ford” AA 626 EJ mësohet se po kthehej nga Greqia ku është aksidentuar në Ujin e Ftohtë. Dy personat që udhëtonin në mjet kanë marrë dëmtime të lehta, pasi kanë mundur të hidhen nga makina para se të përfundonte në lumë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY