Avokati Neshat Fana shpjegon akuzat për Andi Tomën

Avokati Neshat Fana shpjegon akuzat për Andi Tomën

245
0
Shares
Andi Toma

Avokati Neshat Fana ka shpjeguar rreth akuzave që rëndojnë ndaj ish-kreut të ASHRR-së, Andi Toma, gjatë një interviste në syri.net. Sipas tij, Toma akuzohet se një nga kompanitë është lejuar që raporti i investimit të punës në objekt të anojë nga njëra prej firmave.

“Dy kompanitë kanë bërë një marrëveshje noteriale në lidhje me atë se cila prej tyre do ketë volumin më të madh të punimeve. Atëherë çfarë lidhje nga kjo me ARRSH-në? Dy herë ia kanë çuar kontratën noteriale Andi Tomës dhe ai nuk e ka firmosur. Në përfundim të punimeve, nuk ka asnjë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit”, tha Fana. Sipas tij, prokuroria pretendon se dëmi është i gjithë investimi.

“Prokuroria e nxjerr dëmin rreth 1 miliardë lekë, por ky është një falsitet. Thonë se 290 milionë është dëmi për punime të pamatura nga ne, ndërsa për pjesën tjetër i referohet çmimeve të vitit 2015, përcaktuar në një vendim qeverie, ndërkohë që punimet janë kryer në 2009-ën.  Ndërkohë çmimi i rrugës në tërësi është bërë përmes një tenderi që shkonte në rreth 350 milionë, pra është tenderi që ka përcaktuar. Grupi i ekspertëve nuk e ka çuar përgjegjësinë te drejtorët, pasi tenderi i përcakton shumë mirë hallkat e përgjegjësive”, tha Fana.

Në vijim avokati tha se vepra penale që akuzohet Toma nuk përfshihet te veprat e rënda, që të çojë në mbajtjen në burg të personit të akuzuar.

“Që të vendosësh një masë të tillë sigurimi duhet që të kesh informacione se personi në fjalë mund të prishë provat, mund të ketë rrezikshmëri të lartë, apo të ketë pasur tendenca kriminale. Gjë që në rastin konkret nuk ekziston asnjë nga këto kushte”, tha Fana.

Avokati Neshat Fana në studion e Syri.net tha se do të kallëzojë penalisht qoftë gjyqtaren ashtu edhe prokurorin e çështjes, pasi janë shkelur të gjitha procedurat ligjore.

“Gjyqtarja nuk ka bërë gjyq, e pranoi vetë. Ndërkohë që ka çertifikuar kontrollin e banesës jashtë çdo orari zyrtar. Ne do të kontestojmë të gjithë procesin, pasi i gjithë procesi është bërë pa dijeninë e personave në hetim. Nuk besoj se kjo prokurore është e motivuar personalisht joligjërisht”, tha Fana.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY