PROCESVERBALI/ Çfarë i gjeti policia vrasësit të dyshuar grek gjatë kontrollit

PROCESVERBALI/ Çfarë i gjeti policia vrasësit të dyshuar grek gjatë kontrollit

340
0
Shares

Pak ditë pas arrestimit të shtetasit grek Efthymiou Efthymious, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë, Neës24 publikoi dokumentin e Prokurorisë mbi sekuestrimin e provave materiale që i janë gjetur 41-vjeçarit.

Sipas procesverbalit të Prokurorisë, shtetasit grek janë gjetur 16 kartëmonedha me prerje 2000 lekëshe, 3 kartëmonedha të prerjes 1000 mijë lekëshe, 3 kartëmonedha të prerjes 500 lekëshe, si dhe 20 kartëmonedha të prerjes 100 euro.

Gjithashtu shtetasit grek i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pasaportë greke, një mbajtëse fotoje me kapak, një patentë në gjuhën greke, një kartë debiti, një dokument në gjuhën greke si dhe një telefon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY