DETAJE/ Zbardhet e kaluara kriminale e ish-policit grek, ja nga e mori...

DETAJE/ Zbardhet e kaluara kriminale e ish-policit grek, ja nga e mori ai porosinë për vrasjen e Devi Kasmit

142
0
Shares

Zbardhet e kaluara e autorit të dyshuar të vrasjes së Devi Kasmit, shtetasit grek Eftimiu Eftimius. Mësohet se Eftimiu Eftimius, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë ka shërbyer si roje në Ambasadën shqiptare në Athinë.

Ish- efektivi i forcave speciale grek mësohet se në 2009 ishte përfshirë në trafik kokaine nga Kolumbia në aeroportin e Frankfurtit. Eftimius po ashtu ishte pjesëtar i një rrjeti kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria në Greqi. Rasti u zbulua në maj të vitit 2016 në Artë, vendbanimin e tij. Në një tjetër rast, Eftimiu u akuzua bashkë me 20 persona të tjerë, shumica shqiptarë, për trafik kokaine. Burime të Policisë së Tiranës konfirmojnë akuzat për 43-vjeçarin, të ardhura nga oficerët grekë të Antidrogës.

Operacioni i koduar “Themis” u ndoq edhe nga DEA amerikane, por Eftimiu tha në gjykatën greke se kokainën e kishte për përdorim personal. Me tej Eftimiu mbajti lidhje me grupet kriminale  shqiptare. U akuzua për trafik droge nga aeroportet “Elefteros” “Venizelos”.

Ndërkohë për burime nga grupi hetimor në Policinë e Tiranës bëjnë me dije se vrasja e Devi Kasmit dyshohet të ketë ardhur për hakmarrje. Shtetasi grek dyshohet të ketë marrë porosi nga bosët e kokainës për Kasmin lidhur me një vrasje të ndodhur në 2011. Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se Kasmi kishte krijuar armiqësi me grupe në Spanjë dhe Francë.

Devi Kasmi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY