Gjirokastra përkulet nga përmbytjet, uji po i merr edhe pallatet

Gjirokastra përkulet nga përmbytjet, uji po i merr edhe pallatet

101
0
Shares

Një rrugë në Gjirokastër është shkatërruar plotësisht si pasojë e shembjeve në Gjirokastër ndërkohë që dëmet janë të dukshme kudo pas dy ditë shirash të rrëmbyeshme në këtë zonë.

Problematike situata paraqitet edhe për disa banesa, të cilat janë pushtuar nga uji dhe balta. Në gjendje tepër të vështirë ndodhen banorët e një pallati në “Kodrën e shtufit” si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe masivit shtufor që ka bllokuar hyrjen.

Të 25 familjet që banojnë në këtë pallat janë evakuuar të gjitha nga policia, pasi përpos lëvizjes së themeleve, balta dhe masivi i dheut ka arritur deri në katin e dytë. Pallati është ndërtuar 10 vite më parë, ndërsa zona ka probleme me rrëshqitjen e dherave nga reshjet e dendura që kanë rënë në 24 orët e fundit në qarkun e Gjirokastrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY