Gomonia me shqiptarë drejt Britanisë, arrestohet trafikanti Xhekaliu

Gomonia me shqiptarë drejt Britanisë, arrestohet trafikanti Xhekaliu

187
0
Shares

Policia në Angli arrestoi sot një trafikant shqiptar I cili u ishte pjesë e një bande trafikimi të emigrantëve ilegalë. Sipas policisë ai është është 40-vjeçari Afrim Xhekaliu dhe ishte pjesë e bandës së trafikantëve të cilët u arrestuan në Kanalin Britanik, pasi po tentonin të fusnin në këtë shtet 9 emigrantë shqiptarë të jashtëligjshëm.
Xhekaliu, i cili jeton në Britani, ishte një prej të arrestuarve të së mërkurës në brigjet e Kent, ku autoritetet i erdhën në ndihmë 9 personave, të cilët u gjendën në vështirësi teksa transportoheshin me një gomone.
40-vjeçari ishte një prej 3 personave të arrestuar. Një prej tyre, sipas BBC, po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa për të tretin nuk janë ngritur ende akuzat.
Autoritetet britanike thanë se në gomone ndodheshin 8 burra dhe 1 grua, të cilët i thanë ekipeve të shpëtimit se ishin të gjithë nga Shqipëria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY