Edhe LSI si PD për marrëveshjen Xhafaj-Marku: Është antikushtetuese

Edhe LSI si PD për marrëveshjen Xhafaj-Marku: Është antikushtetuese

69
0
Shares

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama e konsideroi sot akt të papërgjegjshëm një marrëveshje bashkëpunimi midis Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme. Sipas tij marrëveshja përbën edhe një nonsens ligjor dhe logjik në parim sepse nuk ka sens të nënshkruash një marrëveshje për të zbatuar ligjin kur organet e zbatimit të ligjit dhe në këtë rast Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Brendshme e kanë detyrë Kushtetuese të zbatojnë ligjin sipas prerogativave apo atributeve që ligji u jep atyre.

Objekti i veprimtarisë së kësaj marrëveshje është hetimi i specializuar i shpejtë i gjithanshëm, nuk thotë asgjëkundi i paanshëm, i grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimit të organizuar dhe kryesisht grupet kriminale të trafikimit të narkotikëve, krimeve të rënda me ndikim të lartë shoqëror, krimit kundlr korrupsionit dhe atij financiar, sekuestrimin e aseteve kriminale në fushën e veprimit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, tha Rama.

Në vijim Luan Rama argumentoi se marrëveshja i bën hije SPAK që parashikohet të krijohet për një ligji të posacëm.

“Pse është në kundërshtim me Kushtetutën kjo marrëveshje dhe objekti i saj. Sepse Kushtetuta me ndryshimet që iu bënë asaj me konsensus të plotë, i çel rrugën miratimit të paketës së ligjeve të Reformës në Drejtësi. Parashikon që është prokuroria e posaçme në nenin 148 pika 4, dhe njësia e posaçme hetimore  për ndjekjen penale dhe hetimin e veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe çështjeve penale sipas nenit 135 paragrafi 2. Pra Kushtetuta, atributin apo tagrin ligjor që të hetojë dhe të ushtrojë ndjekjen penale për veprat e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, nuk ja ka lënë më prokurorisë së përgjithshme. Dhe as më pak asgjëkundi nuk ka tagër të përfshihet në këtë proces Ministria e Brendshme që është pjesë e administratës publike. Pra që është dhe subjekt i ligjit për shkak të korrupsionit që presupozohet të ushtrohet nga drejtues apo pjesëtarë të radhëve të saj”, tha zyrtari i lartë i LSI-së.

Në vijim Luan Rama përmendi detaje ku kjo marrëveshje përpiqet të elemonojë SPAK si një organizëm të pavarur.

“Por këtë atribut ja jep në mënyrë të qartë pa ekuivok dhe të drejtpërdrejt vetëm prokurorisë së posaçme dhe njësisë së posaçme. Përveç se në Kushtetutë ka edhe një ligj të posaçëm për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar krimin e organizua. Më konkretisht ligji numër 95/2016. Në objektin e këtij ligji thuhet shprehimisht: Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar.

Dhe njësisë së pavarur hetimore si organe kushtetuese  sipas nenit 148 pika 4 të Kushtetutës. Pra Kushtetuta dhe Ligji për organizimin dhe funksionimin e institucioneve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk e përfshin asgjëkund prokurorinë e përkohshme si institucion dhe as ministrinë e brendshme. Ndërkaq në nenin 2, ligji për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar te qëllimi i ligjit thuhet shprehimisht. Qëllimi i ligjit është: Garantimi i funksionimit të prokurorisë së posaçme si një prokurori e specializuar për të ushtruar kompetencat e parashikuara në pikën 1 të nenit 148 (dh) të Kushtetutës, në mënyrë efikase dhe të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm, dhe garantimi në pikën dy i funksionimit të njësisë së pavarur hetimore për të hetuar veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe vepra të tjera penale të kryera vetëm nga subjektet e parashikuara në pikën 2 të nenit 135 të Kushtetutës, të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm. Më tej, në këtë ligj tek neni i 4 ku flitet për Prokurorinë e posaçme, ku thuhet shprehimisht: Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para gjykatës së shkallës së parë, kundër korrupsionin dhe krimit të organizuar, gjykatës së apelit kundër korrupsionit të krimit të organizuar dhe Gjykatës së Lartë. Në pikën 2 thuhet: “Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli  i Lartë i Prokurorisë në përputhje me këtë ligj. Në nenin 5 të të njëjtit ligj, flitet pastaj për byronë kombëtare të hetimit, e cila është strukturë e specializuar e policisë gjyqësore që heton veprat penale në juridiksion penal të Prokurorisë së Posaçme sipas parashikimit të Kodit të procedurës penale. Pra, qoftë Kushtetuta apo ligji për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, nuk ia njohin të drejtën prokurores së përgjithshme, ministrisë së brendshme dhe ministrit të saj të përfshihen në hetimin apo ndjekjen penale për figurën penale të korrupsionit apo krimit të organizuar. Pra, çfarë është kjo marrëveshje? Ky është një shoë mediatik për të spekuluar në rastin më të keq për të dëshmuar një instrumentalizim dhe kapje politike të Prokurorisë së Përgjithshme sepse edhe njëherë e theksoj, ajo është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin. Për ta justifikuar formalisht, në hyrje të marrëveshjes thuhet se: “Nisur nga fakti për krijimin e Prokurorisë së Posaçme, sfera e veprave penale dhe objekt i kësaj marrëveshjeje janë kompetencë e prokurorisë për krimet e rënda”, tha ndër të tjera nënkryetari i LSI-së, Luan Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY