DETAJE/ Vrasja e Ariela Muratit,23-vjeçari bleu pistoletën një javë para krimit

DETAJE/ Vrasja e Ariela Muratit,23-vjeçari bleu pistoletën një javë para krimit

133
0
Shares

Detaje të reja kanë dalë pas vrasjes së dyfishtë pranë QSUT-së në datë 21 janar, ku Aldison Belulaj qëlloi për vdekje Ariela Muratin dhe më pas qëlloi edhe veten, duke u plagosur rëndë, dhe ndërroi jetë pak ditë më parë në Spitalin e Traumës.

Burime për Report TV nga Prokuroria bëjnë me dije se arma e krimit ndodhet në laboratorin e kriminalistikës për të verifikuar nëse është përdorur ose jo për ndonjë krim tjetër, dhe se kjo armë është blerë vetëm një javë para se Belulaj të kryente krimin makabër, që tronditi Tiranën dhe Zharrëzën e Fierit nga vinin dy të rinjtë.

Çështja në ngarkim të Belulajt është mbyllur pas vdekjes së tij, por hetimet do të vijojnë për të zbuluar se kush ishte poseduesi i armës së krimit, që më pas ia shiti atë Belulajt. 23-vjeçari Aldison Belulaj më datë 21 janar qëlloi për vdekje 21-vjeçaren Ariela Murati me të cilën kishin lidhje prej kohësh, por pak ditë para vrasjes ishin ndarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY