Lezhë, burri lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes

Lezhë, burri lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes

197
0
Shares
Foto Ilustruese

Një person ka tentuar të vetëflijohet duke u djegur me benzinë, një ditë më parë në Shëngjin.

Zyrtarisht, policia njofton se 46-vjeçari G. S., banues në Shëngjin, duke spërkatur veten me benzinë, ka tentuar të vetëdigjet dhe si pasojë ka marrë djegie sipërfaqësore. Menjëherë pas këtij akti të rëndë, ai është dërguar me urgjencë në spitalin për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia nuk jep detaje për rastin, ndërsa njofton se po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Lidhur me rastin edhe materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY