KONSPIRACION/ Kastriot Myftaraj zbulon: Ja kush trembet më shumë nga ekstradimi i...

KONSPIRACION/ Kastriot Myftaraj zbulon: Ja kush trembet më shumë nga ekstradimi i Nezar Seitajt

494
0
Shares

Emisioni “Ju flet Moska” i Kastriot Myftaraj analizoi mbrëmjen e sotme çështjen shumë të debatuar të ekstradimit të Nezar Seitaj, fianancierit të grupit të Habilajve.

Myftaraj: Ekstradimi në Itali i Nezar Seitaj, financierit të grupit kriminal të Habilajve ka krijuar një debat të madh si ndërmjet qeverisë dhe opozitës ashtu edhe institucional midis prokurorisë së përgjithshme dhe asaj të Krimeve të Rënda. 

Mesa duket gjërat shkojnë shumë përtej asaj çfarë thonë palët në pamje të parë. Ngjarja ka rëndësi të madhe sepse Nezar Seitaj është njeriu i parave të kësaj organizate mafioze, ai i di sekretet financiare të saj. Çfarë qëndron pas ekstradimit? E vërteta është se italianët e donin shumë këtë njeri, italianët veçanërisht i pëlqejnë financiarët e organizatave mafioze për ti bërë të penduar dhe për ti bërë të flasin. Janë ndër peshqit më të gjuajtur nga drejtësia italiane, prokuroritë antimafia të Italisë. 

Në 12  tetor 2017 del urdhër-arrestimi në Katania në Itali për Nezar Seitaj, në 19 tetor Prokuroria për Krime të Rënda në Tiranë udhëron ndalimin e Nezar Seitaj për një procedim penal të vitit 2016, për trafik narkotikësh. Në momentin që doli urdhër-arresti nga prokuroria e Katanias nënkuptoi që do të dilte dhe një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga Zyra e Interpol Romës. Ky urdhër doli në 20 tetor.Pikërisht këtë ditë, policia gjyqësore e drejtorisë së policisë së Tiranës arrestoi Nezar Seitaj mbi bazën e prokurorisë së krimeve të rënda.Policia gjyqësore është pjesë e policisë së shtetit.Të habit shumë efikasiteti me të cilin ka vepruar policia e shtetit në këtë rast për arrestimin e Nazer Seitaj, kur dihet shumë raste të tjera peshqish të mëdhenj të mafias e kanë të vështirë ti kapin për një kohë të gjatë. Është një listë e gjatë duke filluar nga Balili me shokë deri te oficerët e policisë që janë në kërkim për bashkëpunim me mafian e narkotikëve. Me 21 tetor Seiti paraqitet para gjykatës dhe kërkon të eskstradohet në Itali. Gjykata e Krimeve të Rënda i jep 20 ditë burg Nazer Seitit, duke i kërkuar prokurorisë të sjellë prova, kërkesën për ekstradim. Me 24 tetor Ministria e Drejtësisë i përcjell prokurorisë së përgjithshme kërkesën italiane për ekstradim. 

Nis dhe një linjë tjetër, prokuroria e Tiranës nis kërkesën për ekstradim për llogari të një procedimi tjetër. Në seancën gjyqësore të mbajtur me 6 nëntor mbi kërkesën e prokurorisë së Tiranës përsëri avokati kërkon ekstradim në Itali, avokati i Nazer Seitaj. Gjykata i cakton 50 ditë arrest që të mund të plotësonte dosjen prokuroria. Është e çuditshme se kur edhe vetë personi e kërkon vetë ekstradimin nënkupton se ka bërë një pazar me policinë italiane dhe prokurorinë italiane ky Nazer Seitaj, është dorëzuar vetë në polici të nesërmen e ditës që doli urdhri i prokurorisë së krimeve të rënda për ndalim, është dorëzuar në polici që të ikte i sigurt, ky donte siguri që të mos e vrisnin rrugës për të zhdukur gjurmët si financier. 

Donte të shkonte i sigurt në Itali, të pendohej, të merrte statusin e të penduarit dhe të fliste. Mesa duket do ta kishin vrarë, por dikush në Itali i paralajmëroi.Duket se u thanë po u vra ky përgjegjësinë e keni ju si polici shqiptare. Këta të gjithë kanë shërbyer si badigardë të Nazer Seitaj me porosi të italianëve që nga prokuroria e krimeve të rënda, ministria e drejtësisë, policia e shtetit. Shumë prej tyre nuk do të donin të shkonte gjallë Nazeri në Itali por nuk kishin çfarë bënin.

18 dhjetor Gjykata e Tiranës vendos të pranoj. Pra, pasi e çeli me 6 nëntor seancën dhe dha 50 ditë afat, me 18 dhjetor, në limit pranoi vendimin e Prokurorisw së Tiranës për ekstradim. Domethënë në këtë vendim mund ta merrte ministria e drejtësisë dhe ta ekstradonte. Pra, e merrte dhe e firmoste ministrja e drejtësisë. Ajo që të bën përshtypje është që nuk bëri ankim ky. Pra vetë personi që po ekstradohej jo vetëm që nuk bëri ankim, por madje kishte shprehur dëshirën që të ekstradohej.

Tani çfarë ndodh? Në foto është Nezar Seitaj dhe avokati i tij, Dritan Hysi. Me 25 janar ndodh ekstradimi dhe plas debati. Zoti Dritan tani, që është avokati, ndërsa ka kërkuar ekstradimin që në seancat e para, tani del dhe bën kallëzim penal ndaj prokurorëve të krimeve të rënda për ekstradimin. Kjo është me të vërtetë e çuditshme.

Domethene ky avokat e ka veten në dorë apo nuk e ka veten në dorë? Apo vepron përmes ca urdhërave që i merr? E vërteta është që Nezar  Seitaj u detyrua, donte të shkonte në Itali, sepse e dinte që shteti shqiptar ishte nën kontrollin e disa personave që kërkonin ta zhduknin sepse ai di shumë.

 Nezar Seitaj shkoi në Itali kundër dëshirës së shtetit shqiptar. 

Këtu kanë luajtur një rol të gjithë, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata e Krimeve të Rënda, policia e shtetit, Ministria e Drejtësisë. 

Të gjithë këta kanë kontribuar për shkak të presionit të madh të shtetit italian. Pasi Nezar Seitaj kërkon të marr statusin e të penduarit, fillon në të vërtetë gjykata e organizatës mafioze. Koha do ta tregojë se mbiemrin nuk e ka Habilaj por e ka Saimir Tahiri.  

Mund të shikosh alarmin e madh të një portali në pronësi të Saimir Tahirit, një portal me emër satirik. Është tmerruar ky portal nga ky ekstradim dhe shumë gjëra kuptohen”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY