Itali, “Dua të punoj vetëm”, prostitutat shqiptare rrahin keq bashkëkomëbsen 34-vjeçare

Itali, “Dua të punoj vetëm”, prostitutat shqiptare rrahin keq bashkëkomëbsen 34-vjeçare

835
0
Shares
Foto Ilustruese

Tentativa e një prostitute shqiptare për “të punuar e vetme” ka arritur të zbulojë një “fole” prostitucioni. Ngjarja ndodhi në Prato. ANSA shkruan se protagoniste është bërë një 34-vjeçare shqiptare, e cila ndonëse donte të punonte e vetme, është sulmuar nga një grup prostitutash.

Shqiptarja denoncoi dhunën në polici si dhe një 50-vjeçar banues në Prato. 50-vjeçari u arrestua pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Sipas hetimeve, burri kishte rolin e tutorit. Ky ruante dhe nxirrte në rrugë për të prostituuar vajzat.

Episodi i dhunës nisi mbrëmjen e 5 prillit gjatë vitit të kaluar, ku 34-vjeçarja shqiptare u dhunua barbarisht dhe u kërcënua pas tentativave të saj për të vijuar e vetme në këtë “biznes”. Tre nga prostitutat që dhunuan 34-vjeçaren janë me kombësi shqiptare, ndërkohë një 39-vjeçare është shpallur në kërkim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY