Kush do ta zevendesoje Jonuz Musliun

Kush do ta zevendesoje Jonuz Musliun

139
0
Shares
  1. Nga Refik HASANI

Jonuz Musliu i cili ndërroi jetë më 18 janar të këtij muaji, ishte një person që ishte bartës i shumë proceseve që nga fillimi i viteve 90-ta, mbajtja dhe organizimi i referendumit të 1 e 2 marsit 1992 e këndej.Pas fillimit të luftës së UÇK-ës në Kosovë, pas marrëveshjes së Rambujes dhe hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë,Komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, të pushtuara ashtu nga forca të shumta Sebe, më datën 26 janar 2000 u paraqit publikisht UÇPMB-ja.
Organizmi dhe kryengritja e armatosur e një lufte kundër forcave vrastare të Serbisë të kësaj Krahine shqiptare është diçka shumë domethënjëse në shumë aspekte dhe vlerë gjithë Kombëtare. Lufta e bërë tregoj që edhe kjo pupullat shqiptare e tri komunave nuk durojn të jenë të pushtuara. Drejtori politik i UÇPMB-ës Jonuz Musliu me shumë shokë e veprimtar të devotshëm arrijn që luftën ta bëjn që të arrihet të tërhiqet vëmendja se çështja e kësaj krahine e mbetur padrejtësishtë nën administrimin e Serbisë nuk është zgjidhur dhe don liri e bashkim Kombëtarë.U arrit në nvel që të ndërkombëtarizohet në mekanizma e instanca më të lartë të BE-ës, NATO-s dhe deri në OKB. U arrit edhe marrëveshja e Konçulit nënë monitorimin dhe garantimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtarë.
Ajo çka ishte me rëndësi ishte se frytet e luftës të mbrohen dhe të vazhdohet lufta më e vështir me mjete politike e që Jonuz Musliu mundua të kontriboj në skenën politik të kësaj krahine përmesë subjektit politik të LPD-ës që e themeloi. Përveqë subjektit politik ishte po aqë vështirë që në zgjedhjet e para lokale pas shpërbërjes së UÇPMB-ës të mbrohet fryma e funksionimit të Kuvendit të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës me Kryetarët dhe Kryesuesit e këtyre Kuvendeve. Duke ditur faktin që i vetmi ndër themeluesit dhe prijësit e UÇPMB-ës vazhdoi të jetë aktiv njëkohësisht edhe Kryetar i LPD-ës, por edhe duke kryer fuksionin e Kryetarit të Kuvendit të Bujanocit për disa mandare rresht, qasja ndaj Beogradit ishte gati po i njëjti i pa ndryshuar.
Në ditët në vijim sigurisht do të dihet kush do të zëvendësoj Jonuz Musliun, por po e ritheksoj do t’i mungon skenës politike në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

28.01.2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY