Bylykbashi porosit ministren Gjonaj: Me mire kerko avokat!‎ Shpërthen debati në Facebook

Bylykbashi porosit ministren Gjonaj: Me mire kerko avokat!‎ Shpërthen debati në Facebook

199
0
Shares

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka reguar në lidhje me deklaratat e ministres Etilda Gjonaja në Fier duke i sugjeruar asaj të marrë më mirë një avokat për veten. Por ndërkohë që kanë shpërthyer edhe debatetet në facebook ku Bylykbashin e quajnë avokat të bashkisë në kohën e Bashës kryetar dhe i kujtojnë atij një apartament luksoz te diga si dhe një kredi të butë për zyrtarët e lartë.

Bylykbashi është përgjigjur në disa prej tyre duke u kujtuar atyres e nuk ka punuar ndonjëherë në bashki dhe se është nga Durrësi. Po më ngatërrojnë me ndonjë, shkruan deputeti i PD ndërkohë që thotë se ministrja paska ngritur ‘grup zjarri’.

Postimi i Bylykbashkit:

Sot paska dale te recitoje psalmin “Vetem ne ‎qe lirojme kriminelet e duam reformen ne drejtesi” vete Ministrja e Drejtesise! Po, vete ajo.‎

Qenka e shqetesuar pse opozita nuk ua miratoka symbyllur listen e KLGJ dhe KLP me kandidate ishministra socialiste, ishbashkepunetore te Sigurimit, gjyqtare, prokurore e hetues qe kane denuar per politike, me probleme me dekriminalizimin, te skualifikuar nga ONM‎, qe nuk kane paguar taksat, apo kandidate qe kopjojne si ne fillore!

Shqetesohet madje edhe me “naivitet” se kjo po pengoka drejtesine! Ate drejtesi qe me firmen e kesaj Ministreje ne bashkepunim me Prokuroren e Pergjithshme Provizore i hoqi nga duart Prokurorise se Krimeve te Renda deshmitarin‎ kyc te dosjes Tahiri/Habilaj. Gjoja po ndihmojne drejtesine italiane, por ne fakt penguan drejtesine shqiptare. Fundja, le te denohet Habilaj ne Itali, mjaft te shpetoje Tahiri ne Shqiperi.

Opozita po pengon moj Ministre?! Po nese zbatohej Kushtetuta konsensuale, sot do kishin KLGJ e KLP te ngritur, do kishim Prokuror te Pergjithshem sipas Kushtetutes, do te kishim SPAK te pavarur.

Pengimi i drejtesise perben krim. E nese sot do te kishim SPAK te pavarur, prokuroret e tij sot do te trokisnin me prangat ne duar ne deren e Ministres se Drejtesise dhe Prokurorise se Pergjithshme.‎ Por mos u merzisni sepse nese nuk ju vjen SPAK, do t’ju vijne shqiptaret!

Debati ne rrjetet sociale:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY